Tripoli – Libia shënon sot përvjetorin e parë të revolucionit që solli fundin e regjimit 40-vjeçar të kolonelit Muamer Gadafi.
Festimet pritet të mbahen në të gjithë qytetet kryesore të vendit, përfshirë edhe vatrën e rezistencës, në Bengazi, ku turmat e entuziazmuara janë mbledhur prej disa ditësh.
Megjithatë, përvjetori vjen ndërsa frika për paqëndrueshmëri politike në vend është gjithmonë e në rritje.
Qindra grupe të armatosura banditësh kanë përfituar nga anarkia dhe boshllëku institucional që mbizotëron në vend duke qarkulluar të pa shqetësuar në zona të ndryshme të Libisë.
Kryeministri i qeverisë së përkoshme, Mustafa Abdul Jalil, premtoi të enjten se do të përgjigjet me forcë kundër të gjithë atyre që trazojnë jetën e vendit ose guxojnë të prishin festën e 1-vjetorit.
Më 17 shkurt 2011, në Bengazi u regjistruan për herë të parë revolta të fuqishme, të cilat u shtypën brutalisht nga qeveria e Gadafit. Konflikti përshkallëzoi në një luftë civile që i mori jetën 35 mijë libianëve dhe që përfundoi vetëm me vrasjen e diktatorit, në muajin tetor.
Rebelët u mbështetën edhe nga forcat e NATO-s në luftën e tyre për të rrëzuar regjimin.