Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 11:22

Tripoli – Ministria libiane e Punëve të Jashtme kumtoi se libianët e armatosur janë të gatshëm ta mbrojnë qytetin Misrata dhe do të veprojnë ndaj çdo përpjekjeje për afrim nga jashtë drejt territorit libian nën mbulesën e misionit humanitar, transmetuan agjencitë e huaja.

MPJ libiane për këtë e paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të KB-së, Unionin Afrikan dhe Bashkimin Evropian.

“Një milion libianë, të cilët u armatosën nga fillimi i agresionit kolonial kundër vendit, janë të gatshëm ta mbrojnë Misratën. Libia nuk do të pranojë kurfarë ndihme humanitare, përveç nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ministri libian i Punëve të Jashtme Ibrahim al Sherif në konferencën për shtyp deklaroi se çdo pjesëmarrje e huaj ushtarake në Libi nën mbulesën e misionit humanitar do të konsiderohet si shpallje lufte.

Aviacioni i NATO-s edhe dje kreu sulme ndaj caqeve ushtarake dhe civile në oazën Xhufra, në Libinë qendrore, kumtoi televizioni shtetëror libian.