Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 17:56

Kajro – Të paktën 16 civilë e kanë humbur jetën në sulmin e aeroplanëve të NATO-s mbi qytetin libian Brega, njoftoi televizioni libian. Në sulm janë plagosur të paktën 40 njerëz.

Televizioni tregoi inserte nga trupate nëntë njerëzve, pa saktësuar se ku janë xhiruar. Informata nuk u konfirmua nga burime të pavarura.

Forcat e NATO-s, sot kanë kryer sulme të reja mbi Tripoli. Mediat amerikane njoftojnë se ka të shtëna mes kundërshtarëve të regjimit të Gadafit dhe ushtarëve në disa lagje në kryeqytet. Nuk është bërë e ditur s’e kush ka qenë caku i sulmeve.

Në Bengazi, Këshilli i përkohshëm kombëtar dërgoi thirrje për ripërtëritje të protestave antiqeveritare në shtet. Sipas të dhënave më të reja të këtij Këshilli, nga fillimi i kryengritjes kundër Gadafit në Libi janë vrarë rreth 12. 000 njerëz.