Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 09:48

Uashington, Bruksel – Ashtu sikundër ishte parashikuar, NATO ka marrë komandën e operacioneve për kontrollin e zbatimit të rezolutës 1973 të KS për zonën e ndalim-fluturimit mbi qiellin e Libisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmussen tha se NATO do të veprojë për të mbrojtur civilët kundër regjimit të Gadafit.

Marrëveshja mes vendeve anëtarë është arritur pas përfundimit të një takimi të Këshillit të Atlantikut në Bruksel mbrëmjen e djeshme, siç kërkoi Turqia dhe Franca, duke privuar Aleancën nga roli politik i saj.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe ofruan 12 avionë luftarakë për t’iu bashkuar forcave të koalicionit ndërkombëtar në sulmet mbi Libinë.