Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 11:08

Brega – Focat ushtarake libiane dhe kryengritësit zhvillojnë përleshje në qytetin strategjik Brega, ku gjendet porti më i madh i naftës në vend.

Kryengritësit janë drejtuar në pikën e kontrollit në pjesën lindore të Bregas, në rrugën për Axhdabija dhe ende nuk është e njohur se kush e kontrollon terminalin e naftës.

“Mbi rajonin fluturojnë aeroplane, qartë u ndëgjuan pesë shpërthime, por është e pamundur të konfirmohen qëllimet e sulmeve. E panjohur është nëse forcat e koalicionit ndërkombëtar në pjesën perëndimore të Axhabijas kanë arritur ta parandalojnë përparimin e forcave lojale të Moamer Gadafit”, deklaruan dëshmitarët okular.

Sipas kapitenit të armatës libiane, Avad Alurfi, i cili kaloi në pjesën e kryengritësve, në Brega udhëhiqen përleshje rrugore. Ithtarët e forcave lojale të Gadafit me automobila shëtiten nëpër qytetin dhe gjuajnë pas njerëzve.

Alurfi theksoi se kryengritësit i presin sulmet ajrore, e pastaj ata do të sulmojnë.