Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 11:47

Vatikan – Në sulmet ajrore të forcave të koalicionit mbi Tripoli e humbën jetën të paktën 40 civilë, deklaroi famullitari apostolik i Tripolit Xhovani Martineli.

“Sulmet ajrore, që llogariten si humanitare, në disa lagje të Tripolit shkaktuan më shumë se dhjetë viktima të civilëve”, tha Martineli për mediat italiane.

Veçanërisht kishte viktima në lagjen Buslim, kur ishte  bombarduar dhe rrënuar një ndërtesë banesore në të cilën e humbën jetën 40 civilë, kështu shpjegon Martineli.

“Është e vërtetë se bombardimet janë qëllimore dhe se gjuhen objekte ushtarake të cilat gjenden në një afërsi të drejtpërdrejtë të lagjeve të civilëve, por është e vërtetë se vuan edhe popullata”, përfundoi Martineli.