Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 08:43

Tripoli – Në përleshjet e kryengritësve libianë dhe forcave të Moamer Gadafit në qendrën e Misratës, rreth 200 kilometra në lindje të Tripolit, e humbën jetën 17 persona, deklaroi një përfaqësues i organizatës joqeveritare dhe një aktivist i opozitës.

Sipas raporteve të spitalit, të cilave u referohet aktivisti lokal Rida al Montaser, në përleshjet e djeshme e humbën jetën 17 persona, midis të cilëve janë edhe kryengritësit, ndërsa të plagosur janë 74 persona.

Bilancin e njëjtë e kumtoi edhe një punonjës anonim i një organizate joqeveritarem i cili e vizitoi spitalin në Misrata, ku shpërthimet jehuan deri natën vonë.

Trupat e Gadafit disa javë e mbajnë nën rrethim pikëmbështetjen e madhe të kryengritësve në perëndim të Libisë, ndërsa sot depërtuan deri në qendrën e qytetit të cilin e sulmuan me artileri të rëndë.

Sipas dëshmitarëve okularë dhe banorëve, në shënjestër të sulmit ishin spitalet, portet dhe lagjet e banuara.