Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 08:32

Misrata – Këmbim zjarre të ashpra me armë automatike, granata minahedhëse dhe armë artilerike, kanë shpërthyer mbrëmë midis kryengritësve libianë dhe forcave të Moamer Gadafit, në qytetin Misrata.

Përleshjet janë përforcuar vonë pasdite në qendrën e qytetit bregdetar, i mbisunduar nga kryengritësit, por i cili është i rrethuar nga njësite proqeveritare më shumë se një muaj.

Sipas kryengritësve sulmi me granata minahedhëse është kryer në rrugën kryesore në Tripoli, e cila e ndan qytetin në gjysmë.

Për këtë arsye, kryengritësit kanë kërkuar që NATO ta godasë rrugën kryesore në qytetin Misrata, ku sipas tyre nuk ka civilë.