Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 08:48

Të paktën 46 vetë kanë vdekur gjatë përleshjeve në mes të militantëve të  Shtetit Islamik dhe forcave besnike të qeverisë në dy qytete në Libi.

Në qytetin lindor, Bengazi, militantët e Shtetit Islamik sulmuan forcat qeveritare, duke vrarë nëntë ushtarë dhe shkatërruar një tank dhe tre mjete të tjera ushtarake.

Ndërkohë, shtatë ushtarë u plagosën në një tjetër sulm në zonën qendrore, pranë portit tregtar që është i mbyllur prej më shumë se një vitit për shkak të luftimeve.

Në Sirte, rreth 500 km në lindje të kryeqytetit Tripoli, militantët e ISIS kanë zhvilluar luftime të ashpra me grupin Salafist Muslim.

Raportohet se nga këto përleshje kanë mbetur të vrarë 37 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë.