Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 18:42

Tripoli- Autoritetet e reja libiane pranuan se disa të burgosur, të cilët janë robëruar nga forcat revolucionare, janë keqtrajtuar, por shtuan se nuk bëhet fjalë për keqtrajtime sistematike.

Ministri i Punëvetë Jashtme, Favzi Abdelal dha koment për keqtrajtimin e etë burgosurve një ditë pasi që Kombet e Bashkuara kumtuan raportin për maltretimin e supozuar në burgjet nën kontroll të forcave, të cilat e rrëzuan regjimin e Moamer Gadafit.

Abdelal theksoi se keqpërdorimet në burgje ishin bërë mmenjëherë pas revolucionit, kur ka pasur pushtet të dobët qendror dhe premtoi se do t’i vejë fund praktikës së tillë.

Zëvendëskryeministri Mustafa Abushagur deklaroi se sipas të gjitha gjasave ka pasur raste të tilla, por se punët po përmirësohen.