Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 17:14

Tripoli – Kryengritësit në Libi kanë përparuar duke marrë kontrollin e një pike kalimi kufitar, përderisa NATO-ja planifikon të shtojë sulmet ajrore ndaj regjimit të Gadafit. Në anën  tjetër Shtetet e Bashkuara miratuan ndihmën prej miliona dollarësh për opozitën në Libi. Franca ka kërkuar intensifikimin e sulmeve kundër regjimit libian.

Presidenni Nikolas Sarkozi, ka premtuar forcimin e sulmeve ajrore, të udhëhequra nga NATO-ja, për t’i ndihmuar kryengritësit, që luftojnë kundër regjimit të Gadafit, në qytetin Misrata dhe eventualisht, ta mundin sunduesin e Libisë, i cili për një kohë të gjatë është në pushtet në këtë vend të Afrikës Veriore.

Po sot, NATO-ja ka kërkuar nga civilët libianë të distancohen nga forcat e Gadafit për të ulur numrin e viktimave civile nga sulmet e Aleancës. Kryengritësit në libi than ë se kanë marrë në kontroll pikën e kalimit kufitar Xhuheiba, në kufirin me Tunizinë. Kjo pikë kalimi gjendet pranë qytetit Nalut, që kohë më parë ishte nën kontrollin e kryengrit ësve.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’iu ofrojnë kryengritësve ndihma në vlerë prej 25 milionë dollarësh, derisa Franca, Italia e Britania kanë dërguar ekipe këshilltarësh ushtarakë për forcat kundër Gadafit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka tërhequr vëmendjen ndaj propozimeve për trupa tokësore ndërkombëtare në Libi.

Lavrov theksoi se do të ishte një operacion i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme.