Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 11:55

Ekstremistët e Shtetit islamik kanë ekzekutuar katër persona në qytetin Sirte, në Libinë qendrore. Ata kanë publikuar një video ku shihet i gjithë ekzekutimi.

Besohet se njëri prej të ekzekutuarve është një person që i përket grupit Libya Dawn, të cilët në vazhdimësi e kanë luftuar Shtetin Islamik.

Aktualisht, ende nuk është kuptuar identiteti i katër viktimave. Edhe disa vendas kanë konfirmuar se ISIS ka vrarë katër persona në Sirte.

Sipas tyre, të gjithë ishin të veshur me veshjet portokalli.

Ekstremistët e ISIS kanë kontrollin e plotë mbi qytetin Sirte, kjo falë edhe dy grupeve rivale qeveritare të cilat po luftojnë që nga largimi i Muammar Gaddaf-it, ndërsa ekstremistët shfrytëzuan një vakum sigure për të marrë këtë qytet kohë më parë.