Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 14:23

Brega – Shtatë civilë e kanë humbur jetën, ndërsa 25 janë lënduar gjatë bombardimit në qytetin libian Brega nga aeroplanët e forcave ndërkombëtare të koalicionit, kumtuan autoritetet shëndetësore lokale.

Deri në këtë moment, porti strategjik i naftës është nën kontroll të ushtrisë së Moamer Gadafit, por është i rrethuar nga kryengritësit, të cilët përgatiten për sulm të ri me përkrahje nga ajri.

Gjatë gjashtë javëve të fundit, Brega u bë arenë e ngjarjeve më dramatike nga shpërthimi i kryengritjes në Libi. Qyteti gjashtë herë kaloi prej prej duarve të kryengritësve te duart e forcave lojale të Gadafit dhe anasjelltas dhe ishte pothuaj tërësisht i shkatërruar. Nëpër rrugët janë sistemuar tanke, ndërsa qendra e qytetit gjendet në shënjestër të snajperistëve.