Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 07:12

Nju-Jork – Autoritetet libiane arrestojnë blogerë, gazetarë, madje edhe protestues të mitur, në përpjekje që ta shuajnë kryengritjen në Libi, kumtoi Amnesty International, i cituar nga mediat amerikane.

Organizata kumtoi se ka të dhëna për 30 persona të zhdukur pa gjurmë në Libi. Ajo druan se forcat e Gadafit i kanë rrëmbyer dhe i mbajnë njerëzit në izolim në bastionet e tyre në Libinë perëndimore.

Shumë nga të arrestuarit janë disidentë të njohur. Në mesin e tyre, megjithatë, ka edhe katër djelmosha, të cilët së bashku me protestues të tjerë më 20 shkurt me forcë hynë në kazermën në Bengazi, kumtoi Amnesty International.