Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 18:50

Tripoli – Qeveria kalimtare libiane dha betimin sot para presidentit të përkohshëm të Libisë Abdulla Xhalil Mustafa.

Ministrat, prej të cilëve shumica janë të panjohur, janë ballafaquar para sfidave serioze siç është vendosja e kontrollit mbi vendin, i ndarë pas mposhtjes së Moamer Gadafit nga pushteti pas 42 viteve qeverisje.

Kryeministri Abdull Rahim al Kib publikoi se detyra e parë e Kabinetit do të jetë t’i ndërtojë institucionet shtetërore. Regjimi paraprak nuk la në trashëgimi  pothuajse asnjë institucion, pasi udhëheqja ishte e njëanshme.

Formimi i Kabinetit e hapi rrugën drejt pikës së ardhshme kryesore nga rendi i ditës i Qeverisë së re libiane – zgjedhjen  e Kongresit 200-anëtarësh kombëtar deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.