Lajme Shqip Sunday, 18 November 2012 20:54

Los-Anxhelos- Lana Del Rey, për një kohë të shkurtër u bë sensacion i vërtetë, ndërsa tani ka publikuar videon e re 10-minutëshe, “Ride”.

Në videon e saj të re të këngës “Ride”, Lana Del Rey shkëmben butësi me një mashkull të vjetër, ndërsa këngëtarja zbuloi se ajo kishte një rol të madh në zgjedhjen e partnerit sepse dëshironte që t’i përshtatet imazhit të saj të mashkullit ideal.

“Video është xhiruar në stilin tim dhe gjatë xhirimeve u ndjeva shumë e rehatshme. Unë i preferoj meshkujt e moshuar të cilët kanë përjetuar shumë, kanë provuar gjithçka, dinë se ç’duan dhe e kuptojnë jetën. E kanë jetuar jetën dhe rrezatojnë energji pozitive”, tha Lana.

Për aktorë në spotin e ri ka angazhuar disa meshkuj të lindur në Las Vegas, ndërsa veçanërisht është kënaqur duke kaluar kohë me ekipin e motoristëve.

“Ajo ishte një nga përvojat më të mira deri më tani. Në Las Vegas kam marrë edhe familjen time, motrën dhe vëllanë tim”, zbuloi Lana për radio stacionin britanik “BBC Radio”. (LajmeShqip.com)