Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 07:09

Beograd – Ministri serb i Punës dhe Politikës Sociale Rasim Lajiq deklaroi se nuk e përjashton mundësinë që zgjedhjet parlamentare në Serbi të mbahen në dhjetor, duke pasur parasysh se veçmë nga maji hyhet në kohën për cikël të rregullt zgjedhor.

Ai theksoi se në këtë moment është më e rëndësishme të vendoset rregull i sjelljes politike që zgjedhjet të jenë në ciklin e rregullt zgjedhor ose më herët, por si marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës.

“Ideale do të ishte të jenë mars ose prill të vitit të ardhshëm. Nuk ka parashikime ose informata precize, por në bazë të atmosferës, ambientit, mundësitë dhe situatën e rëndë ekonomike dhe sociale, nevojitet marrëveshje me opozitën dhe periudhë prej tetë muajsh pa përleshje, konfrontime me opozitën, madje edhe me sindikatat, që të bëjmë sa më shumë për përmirësimin e standardit të jetesës dhe eurointegrimet”, theksoi Lajiq.

Ministri serb shtoi se nevojitet marrëveshje me opozitën për shkak se kjo do të sjellë stabilitet shoqëror i cili është i nevojshëm, duke konsideruar se dallimi prej tre muajsh për mbajtje të zgjedhjeve, më parë ose më vonë, nuk ndryshon asgjë.