Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 08:00

Washington – Drejtoresha ekzekutive e FMN-së, Kristin Lagard dje përshëndeti Marrëveshjen e eurozonës për lidhshmëri më të afërt fiskale dhe u bëri thirrje shteteve të tjera të Unionit të ndihmojnë në zbutjen e tensionimit që shkaktoi kriza debitore në rajonin e valutës së përbashkët.

Lagard përshëndeti Marrëveshjen e 17 anëtareve të eurozonës dhe nëntë anëtarëve të tjerë të BE-së, për ashpërsim të dispozitave që u dedikohen deficitit buxhetor dhe borxhit që të evitohet përsëritja e krizës debitore në të ardhmen.

Anëtarët e BE-së ranë dakort për deri në 200 miliardë euro hua bilaterale për FMN-në, me qëllim të zgjidhjes së krizës debitore, ku anëtarët e eurozonës në këtë shumë marrin pjesë me 150 miliardë euro. Nëntë anëtarë të cilët nuk kanë vendosur euron, njoftuan se do t’i konsultojnë parlamentet e tyre për pjesëmarrje në këtë Marrëveshje.