Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 07:02

Kuvajt – Emiri i Kuvajtit, mbrëmë e pranoi dorëheqjen e Qeverisë, por ministrat do të vazhdojnë me detyrat e tyre në suazat e qeverisë kalimtare deri në emërimin e qeverisë së re.

Qeveria e Kuvajtit dje dha dorëheqje në mënyrë që t’i shmanget marrjes në pyetje të zëvendëskryeministrit të abgazhuar për çështje ekonomike, të ministrit të Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Informacioneve. Deputetët nga Parlamenti i Kuvajtit kërkuan informata për një sëri akuzash për ministrat, mes të cilave edhe akuza për korrupsion dhe moskryerjen e detyrave.

Tre ministrat janë anëtarë të familjes kuvajtiane në pushtet, Al-Sabah.

Dëgjimet në Parlament çuanderi tek disa dorëheqjet dhe rekonstruimin e Qeverisë.