Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 18:27

Nju Dehli- Një i ri tibetian ka djegur veten gjatë një proteste kundër vizitës së presidentit kinez Hu Xhintao në Indi.

Xhintao pritet të vizitojë kryeqytetin Indian në fund të këtij muaji, por kjo vizitë ka shkaktuar protesta.

I riu ka lyer veten me lëndë djegëse, para se të vetëdigjej në mes te rreth 1,000 personave, qe protestonin kundër vizitës Xhitaos dhe sundimit të Tibetit nga Kina.

Mësohet se ai është shtruar në spitalin e Nju Dehlit me djegie të rënda në trup. Gjatë vitit të kaluar, të paktën 30 njerëz nga zonat e Tibetit i kanë vënë flakën vetes, në shenjë kundërshtimi ndaj sundimit kinez në rajonin e Himalajas. (LajmeShqip.com)