Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 14:44

Kumanovë – Tridhjetë e katër vjeçari T. S nga Kumanova, me pistoletë e vrau bashkëshorten e tij, 27 – vjeçaren, Gordana S. dhe më pas e plagosi edhe 47-vjeçarin, Marjan D., në banesën e tyre, në rrugën Dragan Stopareviq, në Kumanovë.

Sipas informatave të para nga SPB-ja në Kumanovë, Marjan D. iu nënshtrua lëndimeve në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Ekipet e SPB-së ende janë duke kryer hetimet dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. Përndryshe, T. S. është arrestuar dhe është nën ndikim të alkoolit.