Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 09:07

Kumanovë – Vrasësi i dyfishtë nga Kumanova, i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e vet dhe kushëririn e tij, ka pranuar vrasjen para policisë. Më shumë se 10 orë u është dashur organeve gjyqësore që të presin 43 – vjeçarin, Trajan Stojçevski që të vetëdijesohet për të folur para policisë.

Ai ka pranuar se gruaja ka dashur ta braktis atë dhe ai, nën ndikimin e alkoolit, ka nxjerrë revolen dhe ka shtnë me disa plumb në kokën e 27 – vjeçares Gordana, ndërsa kushëriri i tij ka marrë plagë në gjoks.

Derisa ka ngjarë drama familjare, foshnja e tyre tetëmuajshe ka fjetur në dhomën tjetër. Fëmija është dërguar në Qendrën për punë sociale dhe atje do të vendoset për fatin e saj. Vrasësi i dyfishtë ende është në bisedë para gjykatësit hetues. Pritet që gjatë ditëve në vijim t’i shqiptohet masa e paraburgimit. Mes tjerash do të dihet se kush do të kujdeset për foshnjen tetëmuajshe, e cila mbeti pa të ëmën që pësoi nga duart e bashkëshortit pijanec.