Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 12:40

Kumanovë – Në Shtëpinë e Armatës në Kumanovë do të vendoset arkivi shtetëror dhe lokalet e Ministrisë së Bujqësisë. Vendimi i Qeverisë për përdorim të përhershëm të shtëpisë së armatës është marrë më 12 prill të këtij viti, ndërsa të premten dhe është bërë dorëzimi zyrtar i institucioneve. Arkivat e shtetit, gjegjësisht Departamenti i Kumanovës do të marrë 1476 metra katrorë hapësirë, e cila përfshin dy kate, dhe Ministria e Bujqësisë katin përdhesë të ndërtesës. Të punësuarit janë shprehur të kënaqur me vendimin për ruajtjen e fondeve dhe koleksionet arkivore të të dhënave nga komunat e Kumanovës, Kriva Pallankës dhe Kratovës. ”Me marrjen e hapësirës së re, në mënyrë të përhershme do të zgjidhen problemet hapësinore në arkivin tonë. Ndër aktivitetet e para do të duhet të marrë dokumentacionin gjyqësor me karakter pronësore-juridike të gjykatave në Kumanovë, Kriva Pallanka dhe Kratovës dhe fondet ekonomike për kompanitë në 20 vitet e fundit në falimentim apo likuidim”, kanë bërë të ditur nga Departamenti arkivor në Kumanovë. Bëhet e ditur se brenda një muaji duhet të të rinovohet objekti, kurse për gjashtë muaj do të strehohen pronarët e rinj. Për Shtëpinë ë Armatës në Kumanovë e cila është një vend tërheqës në hyrje të qytetit, që më parë kanë qenë të interesuar afaristë vendas të cilët kishin paralajmëruar hapje të lokale ndryshme, por asgjë konkrete. Gjithashtu ishte përfolur se ky objekt do të ndahej edhe për Fakultetin e Adminsitarës së Biznesit të Kumanovës në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, pasi ky fakultet i desperzuar funksionoin në lokale private