Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 10:47

Kumanovë – Vejsel A.,(81) nga Kumanova, gjatë fundjavës ka rënë nga ballkoni i ndërtesës së tij përballë “Postës së Maqedonisë” dhe njëkohësisht ka marrë lëndime fatale. Njeriu i moshuar ishte i mbuluar me në gjak dhe u gjet rreth 02.30 në trotuar nga një djalosh i ri që po kalonte rrugës, “11 tetori”. Përkundër thirrjes së ndihmës së shpejtë, ai nuk arriti tu përballojë plagëve që kishte marrë. Hetimet kanë bërë të ditur se Vejsel A. ishte i vetëm në banesën e tij e cila ishte e parrethuar. Plaku vuante nga sëmundja skleroze dhe se nga pakujdesia kishte rënë nga ballkoni me një lartësi 4 metra e cila ishte dhe fatale për të.