Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 19:21

Kumanovë – Komuna e Likovës, së bashku me Agjencinë për rrugë, e kanë realizuar projektin për riparimin e rrugës rajonale, Likovë-Haraçinë.

Me mjetet e siguruara nga Qeveria me vlerë prej 160 mijë euro, sot filloi asfaltimi i pjesës nga rruga mes fshatrave Likovë dhe Mateç, në gjatësi prej pesë kilometrave.

“Komuna e jonë çdoherë i plotëson kërkesat e banorëve nga ky rajon. Rikonstruimi i rrugës Likovë-Haraçinë, mundëson prosperitet ekonomik për banorët e komunave, por edhe të komunave të tjera në fqinjësi”, tha kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku.

Komuna e Likovës vitin e kaluar e ka përfunduar rikonstruimin e rrugës mes fshtrave Orizarë dhe Likovë në gjatësi prej pesë kilometrave. Punohet edhe në projektin për furnizimin me ujë, me të cilin do të zgjidhet problemi shumëvjeçar i banorëve të komunës.

Për dy investimet kapitale në komunë, Qeveria vitin e kaluar ndau 500. 000, ndërsa këtë vit 600. 000 euro.

Për këtë projekt, përveç mjeteve nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, një pjesë e investimit është mbuluar nga Qeveria Belgjikës.