Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 09:00

Tiranë-Serbia të jetë e kënaqur me faktin që nuk morri statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga vetë kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan gjatë një interviste për një televizion në Tiranë.  

“Mbase ata (serbët) nuk do të jenë të lumtur por ky është rezultati dhe megjithatë serbët duhet ta marrin si inkurajim që të sillen me përgjegjësi dhe të mos i bëjnë gjërat në momentin e fundit”-ka deklaruar Kukan.

Sipas tij, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një çështje tepër e rëndësishme dhe BE e konsideron një çështje tepër serioze.

“Natyrisht që qasja që ka secila palë po shihet me shumë kujdes nga të gjithë brenda Bashkimit Europian.Serbiau përpoq shumë që të bëntë më të mirë deri në momentin e fundit sepse ishte vënë shumë në lojë për të, për të marrë statusin e vendit kandidat”-vazhdon më tej Kukan.

Eurodeputeti ka përshnëndetur Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit por duke thënë se qëndrimi I Beogradit nuk ishte aq serioz.

“Kur i bën gjërat në momentin e fundit, pa implementim dhe pa vërtetuar se je serioz sa i përket zbatimit të marrëveshjebe që janë arritur, atëherë kjo gjë s’mund të pritet dhe aq mirë”.-theksoi Kukan.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Evrovën Juglindore, u shpreh se BE po luan një rrol vërtet të rëndësishëm në këtë dialog por se Prishtina dhe Beogradi janë aktorët kryesorë dhe janë ata që duhet të arrijnë marrëveshjet e më pas ti përmbushin ato.

I pyetur lidhur me 5 vendet anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, eurodeputeti pranoi se nëse situata do të ishte ndryshe, kjo do të ndihmonte shumë për një qëndrim të bashkuar të BE-së në këtë drejtim. 

“Por mendoj se duhet të respektojmë pozicionin individual të secilit prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian”-vazhdoi Kukan. 

Ai u shpreh i sigurt se edhe 5 vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës po ndjekin me kujdes të madh dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se ato do të reagojnë në mënyrë pozitive kur të ketë rezultate pozitive nga këto bisedime. (LajmeShqip.com)