Lajme Shqip Thursday, 11 July 2013 10:48

Sot bëhen 18 vjet nga krimi në Srebrenicë. Para 18 vjetëve , Ushtria e Republikës serbe hyri në Srebrenicë, në enklavën boshnjake që u krijua në mbrojtje të Kombeve të Bashkuara. Më pas ajo bëri masakër ndaj popullatës lokale.

Sulmi në Srebrenicë filloi më 6 korrik 1995 dhe përfundoi pesë ditë më vonë, me hyrjen e ushtrisë në qytet nën komandën e Ratko Mladiqit.

Ratko Mladiq, pas fshehjes që ia bëri Serbia me vite, tani gjykohet për krime lufte në Hagë. Prokuroria e Hagës e akuzon atë se deri më 19 korrik të vitit 1995, në mënyrë të organizuar dhe sistematike ka vrarë rreth 8.000 myslimanë, burra e fëmijë. Rreth. 30.000 gra e fëmijë janë deportuar brenda dy ditësh.

Në Potoçane, te Srebrencia, sot do të varrosen edhe 409 viktima të identifikuara. Deri më tash janë varrosur 5.657 të vrarë./INA/Lajmeshqip/