Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 12:20

Kryeparlamentarja Topalli qendron sot dhe nesër në Shkup ku ajo do të takojë sot liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Gjatë këtyre takimeve kryeparlamentarja shqiptare do ta vizitojë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës, Komunën e Çairit, si dhe do të ketë një drekë pune me zëvendëskryeministren e Maqedonisë, Teuta Arifi.

Nesër Topalli bashkë me deputetët që do ta shoqërojnë, do të pritet nga homologu i saj, Trajko Veljanovski, ndërsa më pas do të ketë edhe fjalim përshëndetës para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.