Lajme Shqip Monday, 27 August 2012 19:19

Damask – Rebelët e armatosur në Siri thonë se kanë rrëzuar një helikopter ushtarak që fluturonte mbi Damask. Ushtria e Lirisë Siriane sqaroi se sipas të dhënave të saj në helikopter po transportoheshin trupa drejt distriktit veri-lindor të Jobar. Televizioni shtetëror raportoi se mjeti fluturues ra në Qabun ndërsa aktivistët opozitare thonë se ishte parashikuar të sulmohej nga ajri Jobar.

Një dëshmitar i tha Reuters se helikopteri u përfshi nga flakët pasi u qëllua në një shkëmbim zjarri. Në videon e publikuar nga aktivistët rebelët dëgjohen të thonë “zoti është i madh”. Të dielën aktivistët e opozitës thanë se forcat qeveritare kishin masakruar më shumë se 300 njerëz gjatë një sulmi në periferinë jug-perëndimore të Daraya. Videot dhe fotografitë e bëra publike tregonin mbetje trupash përfshirë gra dhe fëmijë.

Media shtetërore u shpreh se Daraya është pastruar nga grupet e armatosura terroriste. Zyrtari i kombeve të bashkuara në kuadër të të drejtave të njeriut Paulo Pinheiro tha për BBC se vrasjet mund të cilësohen si krime lufte. (LajmeShqip.com)