Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 09:30

Pretoria – Kryengritësit ushtarakë në Mali kanë filluar me plaçkitje në kryeqytetin Bamako. Televizionet dhe radiostacionet lokale njoftuan se kryengritësit, të cilët e kanë marrë pushtetin, e kanë plaçkitur pallatin presidencial dhe ndërtesat e tjera qeveritare, si dhe dyqanet në qytet.

Këshilli i Sigurimit ka dënuar puçin ushtarak në Mali dhe ka bërë thirrje për “rivendosjen e menjëhershme të rendit kushtetues dhe të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

OKB-ja kërkoi nga ushtarët përgjegjës për rrëzimin e presidentit Amadou Toumani Toure, që të lirojnë të gjithë zyrtarët e arrestuar dhe të kthehen në kampet e tyre.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun po ashtu dënoi puçin dhe kërkoi nga liderët e ushtarëve renegatë që të “përmbahen nga aksionet që do të rrisnin dhunën dhe do të destabilizonin vendin”.

Njëri nga liderët e ushtarëve, kapiteni Amadou Haja Sonogo, tha se presidenti ishte në një vend të sigurt, por nuk tregoi vendndodhjen e tij.