Lajme Shqip Monday, 24 September 2012 19:08

Bruksel – “Në përputhje me atë që është marrë vesh kryenegociatori paraprak Borislav Stefanoviq, i kam dërguar letër përfaqësueses së Lartë të BE Catherine Ashton në të cilën kam konfirmuar se Qeveria e Serbisë e pranon protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufirit të cilin e kishte parafuar negociatori paraprak në emër të Qeverisë”, ka deklaruar Shefi i ekipit negociator të Beogradit për bisedime me Prishtinën Dejan Paviçeviq për agjencinë Tanjug.

Ai ka shtuar se implementimi do të fillojë menjëherë me formimin grupeve të punës. “Përmes grupeve të punës do të përpiqemi që disa zgjidhje t’i ndryshojmë, t’i përmirësojmë dhe t’i  bëjmë më pak problematike, përkatësisht më të pranueshme për Serbinë”, ka përfudnuar Paviçiviq.(LajmeShqip.com)