Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 14:22

Ankara – Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Turqia do të grryejë kanal mes Detit të Zi dhe Marmarit, me qëllim që të lehtësohet komunikacioni nëpër rrjedhat e Bosforit dhe Dardaneleve, gjegjësisht qytetit të Stambollit.

“Kanali i Stambollit do të jetë një ndër projektet më të mëdha në shekujt e fundit dhe do t’i hijezojë kanalin e Suezit dhe të Panamasë”, deklaroi kryeministri Erdogan.

Ky premtim arriti në momentin kur Partia islamike e drejtësisë dhe zhvillimit e Erdoganit bënë fushatë për fitoren e tretë në zgjedhjet parlamentare, të caktuara për më 12 qershor.

Studimet për këtë projekt do të vazhdojnë dy vjet dhe do të fillojnë të punohen menjëherë pas zgjedhjeve , deklaroi Erdogan. Ai megjithatë nuk tregoi se sa do të kushtojë ndërtimi i këtij kanali dhe kush do të marrë pjesë në financimin e tij.

Në premtimet parazgjedhore  Erdogan vetëm sqaroi se kanali  do të jetë i gjatë  40 deri 50 kilometra, i gjerë 50 metra, dhe i thellë 25 metra.

Partitë opozitare theksojnë se ky është vetëm premtim bosh parazgjedhor, me qëllim që të tërhiqen votat e banorëve të qytetit më të madh në Turqi, Stambollit.