Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 19:50

Ankara – Kryeministri turk kërkoi falje për herë të parë për vrasjen e pothuajse 14 mijë personave gjatë ngulfatjes së kryengritjes kurde në vitet 30-ta nga shekulli 20.

“Nëse është e nevojshme ndjesë në emër të shtetit, do të kërkoja falje dhe kërkoj falje”, deklaroi kryeministri Rexhep Taip Erdogan.

Kjo është falja e parë zyrtare e qeverisë turke për vrasjet e 13.806 personave në qytetin juglindor Dersim tani i riemëruar në Tunxhelli në periudhën mes vitit 1936 dhe 1939.

Erdogan e tregoi atë si përgjigje të kërkesës të liderit opozitar Kemal Kallaçdaroglu i cili tha se Turqia duhet të ballafaqohet me të kaluarën. Familja e Kallaçdarogllut është nga Tunxhelli. (LajmeShqip.com)