Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 20:00

Ankara – Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, i cili në fund të muajit i  është nënshtruar një operacioni në bark, është konfirmuar sot nga mjekët se ai nuk ka kancer.

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari Erdogan më 26 nëntor është operuar në Stamboll, ku i janë larguar polipe nga barku, të cilët, siç pohohet janë beninje. “Ky sigurisht që nuk është kancer”, deklaroi profesor Mehmet Fuzun.

Në opinion, pas operacionit janë paraqitur thashetheme se bëhej fjalë për kancer, veçanërisht tani që kryetari i Qeverisë nuk ka dalë nga shtëpia që prej dy javësh.

Ndërkohë, Erdogani e anuloi vizitën në Qipro, ndërsa nënkryetari i SHBA-së, Xhozef Bajden, i cili ishte për vizitë zyrtare në Turqi, në fundjavën e kaluar e vizitoi në shtëpi.

Tani për tani nuk dihet se kur Erdogani do të kthehet në punë, edhe pse ka aludim se kjo mund të ndodh në javën e ardhshme.