Lajme Shqip Friday, 09 March 2012 13:38

Zagreb– Kroacia planifikon që të hyjë në Shengen zonë në të cilën nuk ka kontroll kufitar dy vite pas anëtarësimit në BE, më 1 qershor të vitit 2013, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Ranko Ostojiç, i cili në Bruksel mori pjesë në takimin e Këshillit për jurisprudencë dhe punë të brendshme.

Kroacia deri në fund të këtij viti në kufijtë e saj, të cilët së shpejti do të bëhen kufij të jashtëm të BE-së, do të vendos 450 policë të rinj kufitar, ndërsa duhet të përfundojnë edhe vendkalimet kufitare dhe pajisja për policinë kufitare.

Kroacia prej 1 korrikut të vitit 2013, kur do të hyjë në BE, do të ketë të drejtë në 120 milionë euro për furnizim të helikopterëve për mbikëqyrje të kufijve të jashtëm të BE-së.

Ostojiq tha se paratë do të tentojë që t’i merr edhe më herët  duke marrë parasysh se është e nevojshme kohë e caktuar që helikopterët të bëhen operativë edhe në përdorim të plotë.

Kroacia në kufirin shengen do të duhet të ketë dy policë në një kilometër, përderisa sot ka nga një polic në dy kilometra.

Për funksionimin e kufirit të shengenit do të nevojiten rreth 5.000 njerëz.