Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 15:49

Zagreb  – Kroacia do t’u ndihmojë fqinjëve të vet në rrugën e tyre për në Bashkimin Evropian, ndërsa perspektiva euroatlantike e Evropës Juglindore është shumë e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës, deklaroi zëvendëskryeministri kroat dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrim Evropian, Gordan Jandrokoviq.

Ai për gazetën austriake “Kurir” theksoi se Kroacia i njeh fqinjët dhe se do t’u ndihmojë në rrugën drejt Evropës.

“Ne nuk e dimë se sa është me rëndësi të pranohen kriteret e BE-së dhe të kuptohet logjika evropiane. Më mirë për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës është perspektiva euroatlantike e Evropës Juglindore”, theksoi Jandrokoviq.

Ai theksoi se fundi i qershorit për Kroacinë pati simbolikë të dyfishtë sepse atëherë Kroacia shënoi 20-vjetorin e pavarësisë dhe i përfundoi negociatat me BE-në.

Jandrokoviq përkujtoi se anketa tregon se mbi 60 për qind e qytetarëve të Kroacisë e mbështesin hyrjen në BE, ndërkaq që autoritetet në Zagreb nisën fushatë të fuqishme nga e cila pritet përforcim i mbështetjes së anëtarësimit në Union.

Në fushatë u përgjigjet pyetjeve për të cilat preokupohen qytetarët, humbja e identitetit nacional, gjuha, zakonet dhe tradita, si dhe çështjet lidhur me standardin jetësor, ekonominë, vendet e punës dhe lëvizjen e lirë.