Athinë- Presidenti grek Karlos Papuljas ka hequr dorë nga paga mujore si gjest simbolik për masat dshtrënguese të cilat populli grek është i detyruar t’i bëjë për shkak të krizës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri grek i financave Evangelos Venizelos, pas takimit që ai zhvilloi me kreun e shtetit.
Sipas faqes së internetit “In njuz”, paga vjetore e presidentit grek është 283.694 euro.
Papuljas për vendimin e tij e ka informuar Ministrinë e Financave Evangelos Venizelos në takimin e sotëm.
Ai kërkoi që të merren aktivitetet e nevojshme që mos t’i paguhet paga mujore.
“Bëhet fjalë për një gjest simbolik, i cili i bën nder”, deklaroi ministri i Financave, duke shtuar se për vendimin e tillë do ta informojë kryeministrin Lukas Papadhimos dhe Qeverinë.
83 vjeçari Papuljas është mjaft popullor dhe një figurë mjaft e repsketuar në shoqërinë greke, ku ka shërbyer në poste të ndryshme politike përgjatë karrierës së tij.
Edhe pse posti i tij është kryesisht ceremonial, qëndrimi i tij i ashpër ndaj çështjeve kombëtare kanë ndihmuar në rritjen e popullaritetit të tij si ndërmjetës. (LajmeShqip.com)