Lajme Shqip Sunday, 07 October 2012 16:50

Londër -“Nëse do duhet thënë “Jo” ndaj një marreveshje, e cila nuk është e drejtë për Britaninë, une do të them Jo””, tha kryeministri  i Britanisë, David Cameron në një intervistë për gazetën “The Sunday Telegraph” të Londrës.

Cemeron, po ashtu ka propozuar një plan të guximshëm për BE-në për pasjen e dy buxheteve; një për 17 vendet e Eurozones dhe një për dhjetë vendet e tjera përfshi edhe Britaninë, që janë jashtë monedhes së vetëm.

Ky plan, jo vetëm ka bekimin e partnerit të tij në koalicion,  proeuropianit Nick Clegg, por duket se do të gjejë edhe mbeëhtetjen e deputetëve të tij konservatorëve që bëjnë presion të madh për mbajtjen e një refendumi për të ardhmen e marrëdhënieve të Londres me Brukselin.

Cemeron ndodhet në një pozitë të vështirë në sondazhet e opinionit publik, shume larg pas laburisteve, duke sulmuar politikat e udhëheqësit laburist Ed Miliband, të cilin e kritikoi se jep sinjalin djathatas dhe kthehet majtas.

Cemeron në prag të konferencës vjetore të partisë së tij ka lançuar edhe hapjen e llogarise se tij në “Tëeeter”, i  cili brenda disa oresh shkoje ne 65 mije pasues, si dhe shume komente armiqesore nga perdoruesit e rrjetit social,  forme kjo mjaft popullore e berjes se politikes  ne perendim drejt komunikimit gjithnje e me te madh me publikun.(LajmeShqip.com)