Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 21:00

Athinë- Greqia do të shpallë tender për kërkimet e naftës në 15 rajone, kumtoi zëvendësministri i Mjedisit, Energjetikës dhe Ndryshimeve Klimatike Janis Manjiatis, shkruan gazeta greke “Imerisija”.

Hulumtimet janë në tokë dhe Greqia do të mundet t’i japë nën koncesion këto rajone në gjysmën e dytë të vitit.

Zëvendësministri theksoi se diku në marrëveshjen e re kreditore, të cilën Athina e arriti me BE-në, nuk ka tekst me të cilën obligohet vendi që t’i mbulojë obligimet e veta ndaj kreditorëve me të ardhura nga hidrokarburantet.

Ai propozoi që të ardhurat nga vendzbulimet e tilla të investohen në sistemin e sigurimeve, siç është bërë në Norvegji.

Manijatis theksoi se nuk do të mbetet e pahulumtuar asnjë pëllëmb toke, shkruan gazeta “Imperisija”. (LajmeShqip.com)