Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 19:18

Bruksel- Drejtoresha ekzekutive e Fondit ndërkombëtar monetar Kristin Lagard e përshëndeti sot arritjen e, siç tha, përparimit inkurajues të realizuar në Athinë në negociatat për masat e reja të kursimit mes liderëve të partive të atjeshme politike.

“Nga Athina dukshëm arritën lajme tejet inkurajuese. Pas përpjekjeve të mëdha të ndërmarra gjatë periudhës së kaluar, ky është lajm pozitiv”, deklaroi Lagard pas arritjes në Bruksel në mbledhjen e ministrave të financave të vendeve nga eurozona, ku do të vlerësohet nëse Greqia i ka plotësuar kushtet për marrjen e 130 miliardë euro në kuadër të pakos së dytë të ndihmës financiare ndërkombëtare.

FMN-ja duhet të sigurojë rreth një të tretën nga mjetet nga pakoja e dytë ndihmë për Greqinë. Partnerët e vendit po ashtu janë të bindur se në sipërfaqe është marrëveshje me kreditorët privatë rreth shlyerjes së një qind miliardë euro nga vlera e përgjithshme e borxhit prej 350 miliardë euro.