Lajme Shqip Sunday, 05 May 2013 10:47

Beograd – Qytetarët në veri të Kosovës nuk kanë problem me pranimin e marrëveshjes së Brukselit, por kryetarët e komunave, të cilët në emër të tyre po bisedojnë me krerët shtetërorë, raportojnë mediat serbe.

Bashkëbisedues të gazetës serbe “Blic” theksojnë se ky fakt duhet të jetë shkas që përfaqësuesit e Qeverisë serbe të shkojnë në Kosovë dhe t’i njoftojnë njerëzit me të gjitha detajet e dokumentit të nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq.

Menjëherë pas festës pritet që zyrtarët më të lartë shtetërorë të Serbisë të shkojnë në Kosovë, ku edhe një herë do të tentonin që t’i bindin popullsinë e atjeshme që ta pranojnë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës.

Aleksandar Vuçiq është i mirëseardhur . Nuk mendojë që serbët mund të binden. E vetmja që mund të bëhet është që sy me sy me popullin të paraqes pikëpamjet e asaj që ne 14 vjet po e kundërshtojmë, ka thënë Slavisha Ristiq, kryetar i komunës paralele të Zubin Potokut, transmeton “Blic”.

Në pyetjen se mos serbët nga veriu kanë hequr dorë nga referendumi, Ristiq është përgjigjur se së pari marrëveshja e Brukselit duhet të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese e serbisë.

Ish-ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq ka thënë për gazetën serbe se rëndësi shumë e madhe po u jepet përfaqësuesve të serbëve nga veriu i Kosovës.