Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 07:42

Uashington – Operacioni ushtarak në Libi deri tani e ka kushtuar SHBA-në rreth 550 milionë euro, kumtoi Pentagoni.

Shumica e këtyre mjeteve (rreth 60 për qind) janë harxhuar në bomba dhe raketa.

Këto janë të dhënat e para zyrtare për çmimin e operacionit.

Zëdhënësja e Pentagonit, Katlin Kesler sqaroi se këto 550 milionë dollarë janë vetëm shumë shtesë ndaj parave që parashikohet të harxhohen nga ushtria dhe anijet, të cilat nëse jo në Libi, edhe ashtu do të sistemoheshin në vende të tjera.