Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 19:34

Kajro – Gjykata egjiptiane sot e refuzoi kërkesën e djemve të Hosni Mubarakut, Gamal dhe Ala, për lirim me arsyetimin se duhet të mbeten në burg deri në shtator, deri në vazhdimin e gjykimit për korrupsion.

Gamal dhe Ala Mubarak, dikur simbole të fuqisë dhe pasurisë në Egjipt, janë akuzuar së bashku me shtatë bashkëpunëtorë për shkelje të rregullave në punën e bursës dhe rregullave të bankës qendrore duke prëfituar dobi pronësore të kundërligjshme me tregtimin me aksionet e bankës egjiptiane Al Vatani.

Agjencitë theksojnë se djali më i vjetër i Mubarakut, Ala, është biznesmen, prëderisa më i riu Gamal është ish-bankier të cilin e shihnin si trashëgimtar të funksionit presidencial para se babai i tij Hosni Mubarak të rrëzohej nag pushteti në Egjipt, në shkurt të vitit 2011.

Të veshur në rroba të bardha të të burgosurve, të dy rrinin ulur në kafazin e hekurt në sallën e gjxkatës, në akademinë policore, përderisa prokurori e lexonte aktakuzën. Të akuzuarit e tjerë mbanin kostume. Dy vëllezërit e hodhën poshtë aktakuzën si “gënjeshtra dhe shpifje”, transmetojnë mediumet britanike.

Hosni Mubarak në fillim të qershorit u dënua me dënim të përjetshëm, prëderisa njëkohësisht me vendimine  gjykatësit si të vjetëruara u hodhën poshtë dëshmitë e aktakuzës për korrupsion kundër tij dhe dy djemve të tij. Djemtë, megjithatë, mbetën në paraburgim për shkak të hetimit për rast të ri të korrupsionit. (LajmeShqip.com)