Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 11:03

Numri i shfrytëzuesve të telefonave celularë “të zgjuar” ose siç njihen ndryshe “smartfon” nga fundi i javës së kaluar arriti në 20,1 milionë në Korenë e Jugut, vend i cili ka më pak se 49 milionë banorë.

Numri i shfrytëzuesve të “smartfonëve” në mars të këtij viti ishte 10 milionë, ndërsa dy vite më parë 500.000.

Parashikohet që në tremujorin e parë të vitit 2012 numri i shfrytëzuesve të “smartfonëve” mund të arrijë deri në 30 milionë, ndërsa nga fundi i vitit edhe deri në 40 milionë.