Lajme Shqip Friday, 13 April 2012 10:14

Koreja e Veriut ka lëshuar raketën me rreze të gjatë, por vendet fqinje të saj thonë se proçesi dështoi pak pasi raketa u ngrit në ajër.

Raketa, e cila hasi në kundërshtimin e opinionit ndërkombëtar dhe shihet nga shumë prej tyre si një test i ndaluar, u nis nga veri-perëndimi i Koresë së Veriut të premten.

Por zyrtarët japonezë dhe Koreano-Jugorë thanë se ajo fluturoi vetëm për disa minuta para se të binte në ujërat e Gadishullit Korean.

Ende nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Koreja e Veriut për këtë ngjarje.

Për këtë çështje ata janë shprehur më parë se qëllimi i raketës ishte për të hedhur një satelit në orbitë, një lëvizje që shënon 100 vjetorin e lindjes së themeluesit kombëtar Kim Il-Sung.

SHBA-ja dhe vendet e tjera thonë se lëshimi përbënte një provë të maskuar për një raketë me rreze të gjatë, dhe kjo një teknologji e ndaluar sipas rezolutave të OKB-së.

Së fundmi, Shtëpia e Bardhë ka dënuar nisjen e raketës, pavarësisht dështimit të saj.