Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 11:38

Seul – Në Korenë e Veriut është ekzekutuar dënim me vdekje mbi ish-ministrin e hekurudhës për shkak të shpërthimit vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në afërsi të kufirit me Kinën, në vitin 2004, njoftuan mediat koreanoverioroe, duke iu referuar deklaratës së një përfaqësuesi zyrtar në Seul.

Ai konfirmoi ekzekutimin, duke thenë se është e lidhur me shpërthimin në Zhongçon në afërsi të kufirit me Kinën në të cilën humbën jetën 160 persona.

Shpërthimi ndodhi disa orë pasi lideri Kim Xhong ka kaluar me tren nëpër këtë stacion për vizitë në Kinë, që shkaktoi spekulime se bëhet fjalë për tentim për vrasje nga ana e kundërshtarëve të tij.

Koreja e Veriut njoftoi se një kabllo elektrike ka rënë mbi plehun e nitrat amoniumit që shkaktoi shpërthim, ku humbën jetën 160 persoa dhe 1.300 u lënduan. Shpërthimi u kualifikua si akt sabotimi.

Ministri u akuzua për dhënien e informacionit sepse marshuta e rrugës së trenit në të cilin ndodhej Kim, ka qenë e njohur vetëm për sigurimin e liderit koreanoverior dhe të ministrit të hekurudhave.

Burime të Koresë Jugore konfirmojnë se është e mundur që dënimi me vdekje të jetë ekzekutur edhe për ministrin e Financave, përgjegjës për mosuskesin e reformave në vitin 2009. Paraprakisht u njoftua se ndaj shefit të Administratës për planifikim dhe financim të Partisë punëtore, Pak Nam Giem , është ekzekutuar dënim me vdekje për shkak të dështimit financiar në vitin 2011.