Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 15:59

Kopenhagë – Ekziston “mundësi e madhe” se aeroplanët ushtarak danez e kanë kryer sulmin në Tripoli më 30 prill, kur u vranë tre nipat e Moamer Gadafit dhe djali i tij Saif Al-Arab.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, me konfirmim të tillë sot doli gazeta ditore daneze “Politiken”, duke iu referuar vlerësimeve dhe analizave të ekspertëve ushtarak.

As NATO-ja, as Danimarka nuk dëshiruan t’i komentojnë informatat e tilla.

“Politiken”, ndërkaq, konsideron se mbi bazë të fotografive të një bombe në rrënojat e rezidencës së Gadafit, e cila nuk shpërtheu në masë të madhe është lehtë të përjashtohen aeroplanët ushtarak të shtatë vendeve tjera, afër Danimarkës, të cilat marrin pjesë në bombardimin e Libisë.