Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 11:15

Washington – Kontesti rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë nuk është diçka që dikush tjetër mund ta zgjidhë në emër të tyre, thotë zëvendësndihmësi sekretar i shtetit Filip Riker në takim me gazetarët në Uashington për politikën amerikane ndaj Ballkanit.

“Ne këtë nuk mund ta bëjmë për të dyja vendet. Tani më, më shumë vite po i inkurajojmë. Duartrokitëm në përpjekjet e tani më ish-kryeministrit Papandreu dhe kryeministrit Gruevski që të takohen dhe të diskutojnë për çështjen, ndërsa sigurisht që vazhdojmë që t’i përkrahim përpjekjet e ndërmjetësuesit të KB-së Metju Nimic”, u përgjigj diplomati amerikan në pyetjen e gazetarëve nëse SHBA-ja planifikon presion të ri para Samitit të NATO-s në vitin e ardhshëm në Çikago.

Para dy javësh, në shqyrtimin kongresist për gjendjet e Ballkanit, ish-ambasadori në NATO Kurt Uoker, sërish, propozoi që SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të koordinuar të kryejnë presion dhe ta riafirmojnë vlefshmërinë e Marrëveshjes kohore, me çka Maqedonia e para do të hynte në Aleancën nën referencën IJRM ndërsa pastaj do të zgjidhet kontesti rreth emrit.

I pyetur për variantin e tillë, veçanërisht në kontestin e vendimit të ardhshëm gjyqësor të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, Riker, lajmëroi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase, përkujtoi në kushtin e NATO-s – zgjidhja e parë për emrin, pastaj ftesë për anëtarësim.

“Për Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, nuk dëshiroj të paragjykoj. Por, situata themelore është e njëjtë: NATO-ja shumë qartë theksoi dhe në një numër të politikave përsëriti se Maqedonia do të merr ftesë që të përfshihet pas zgjidhjes së çështjes së emrit. Ne do të vazhdojmë t’i inkurajojmë Maqedoninë dhe Greqinë që të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje që përgjigjet në të dyja palët, ndërsa ne këtë do ta pranojmë”, tha Riker.

Ish-ambasadori në Maqedoni tha edhe se ndërmjetësuesi Nimic është në dispozicion të të dyja palëve, ndërsa se rruga më e shkurtë deri te zgjidhja janë bisedimet në të njëjtën tryezë.