Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 18:58

Krijuesi i Wikileaks-it, Julian Assange, ka thënë se SHBA-të kishin planifikuar rrënimin e pushtetit të Assadit në Siri 9 vjet më parë.

Ai këto komente i bëri gjatë një interviste për “Russia Today”, ku shpalosi edhe kapitullin për ngjarjet në Siri i cili ka të bëjë me ngjarjet nga viti 2006 dhe telegramin të cilin e kishte dërguar ambasadori amerikan në Damask , William Roebuck, i cili kishte të bënte me planin për rrënimin e regjimit të Bashar al-Assad-it, transmeton lajmi.net.

“Plani parashihte përdorimin e faktorëve të ndryshëm për krijimin e paranojës brenda qeverisë siriane, përmes ekzagjerimit të frikës për grushtet”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Assange ka shtuar se pjesa më serioze e planit kishte qenë krijimi i tensioneve mes grupeve shiite e suite.

Konkretisht, qëllimi kryesor, sipas tij, ishte shpërndarja e lajmeve të rrejshme se Irani po mundohet t’i  pushtuar ato vende të banuara me suni, si dhe bashkëpunimi me Arabinë Saudite e Egjiptin për të krijuar një perceptim i cili do të vështirësonte ndikimin e Iranit dhe të qeverisë siriane tek qytetarët.

Assange ka potencuar se ky telegram i ambasadorit amerikan ishte shqetësues duke vë në dukje faktin se telegrame të tilla, shpesh mund të lexohen mes rreshtave.

“Për ta kuptuar se çfarë po ndodhë në Siri, duhet ti shqyrtojmë aleancat rajonale. Pjesë e problemit në Siri është edhe fakti që ekzistojnë një numër i madh i këtyre aleancave amerikane, përfshirë Arabinë Saudite dhe Katarin, të cilët marrin armë dhe para, gjithashtu edhe Turqia si një lojtarë serioz”, ka thënë themeluesi i Wikileaks-it. Sipas tij, secila nga këto shtete ka ambicie hegjemoniste në rajon.

Ai ka shtuar edhe faktin se në këtë grup, padyshim gjendet edhe Izraeli, pasi që një Siri jo stabile, do t’ia garantonte mbajtjen e rrafshnaltës së Golanit dhe territore tjera. “Pra ka një numër të madh të lojtarëve përreth Sirisë, të cilit kërkojnë të gllabërojnë ndonjë pjesë”, ka thënë ai.