Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 10:10

Washington – Kongresmenët amerikan kundërshtuan propozimin e Departamentit të Shtetit që, për stërvitje të policëve irakian për vitin e ardhshëm, të ndahen 887 milionë dollarë, duke vlerësuar se ajo është “vrimë pa fund”.

Kritikat i drejtuan republikanët dhe demokratët të vlerësojnë se është e papranueshme të merret një shumë aq e madhe nga tatim paguesit amerikanë.

Në seancën e Këshillit për punë të jashtme në Kongres, mori pjesë edhe inspektori special i kontrollit të brendshëm Stjuart Bouen, i cili duhej të hetonte shpenzimin e të hollave për stërvitjen policore të policëve irakian.

Bouen, i cili në Irak ka qenë më shumë se 30 herë, theksoi se shuma prej qindra milionësh në vend që të shkoj për stërvitje të policisë irakiane, shkon në kompani të ndryshme private të cilat ofrojnë mbrojtje të diplomatëve amerikan në Irak.